Lajme

Dështon sërish miratimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

03/07/2024 15:03
nga:N K

Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri ta miratojë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë seancës të së enjtes, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.

Në përpjekjen e parë për të votuar amendamentin e katërt të Projektligjit morën pjesë vetëm 46 deputet, ndërsa në tentimin e dytë vetëm 54, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Kjo është hera e katërt radhazi që Qeveria tenton t’i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Votim nuk morën pjesë deputetët nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.