Lajme

Dështon seanca e 53-të, do të ketë një tjetër sonte në ora 22:00

07/26/2025 14:32
nga:Mergim Rreci

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre.

Sot, shënohet dita e fundit të afatit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së funksionalizimit të parlamentit.

Deputetët kanë kohë deri në ora 00:00, për të konstituuar organin legjislativ të vendit, andaj edhe kryesuesi Dehari, ka thirrur një seancë tjetër për në ora 22:00.