Lajme

Dështon Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, Lista Serbe bojkoton seancën plenare

12/13/2021 17:14
nga:Q R

Përsëri ka dështuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.

Ky projektligj nuk është hedhur në votim për shkak që për të nevojiten 2/3 edhe të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Ndërsa, Lista Serbe ka bojkotuar seancën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kushtëzimet që po i bënë Lista Serbe lidhur me këtë projektligj janë të pandershme.
Ndërsa, iniciuesi i këtij plotësim-ndryshimi, deputeti i komunitetit egjiptian, Fridon Lala tha se Lista Serbe po ia pamundëson komunitetit egjiptian për ta pasur ditën ceremoniale të tyre.

Amandamentohet marrëveshja financiare IPA 2016 mes Kosovës dhe BE-së