Në Kuvend ka dështuar përzgjedhja e nëntë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se në sallë janë vetëm 57 deputetë, duke shtuar se mos pjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është e qëllimshme.
“Unë konstatoj se ky bojkot i një pjesë të deputetëve është i qëllimshëm. Nuk ka kushte për t’u votuar Bord i RTK-së prandaj mendoj se duhet ta shtyjmë për një mbledhje tjetër”, theksoi ai.
Në sallë munguan deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.