Lajme

Dështon përsëri zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses

12/29/2021 17:49
nga:M K

Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe juristi Vigan Qorrolli, i etiketuar si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, i janë nënshtruar një votimi për të kaluar në raundin e tretë të procesit të zgjedhjes së dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e dytë të votimit, Jashari dhe Qorrolli, kandidatë për dy pozita të lira në Gjykatën Kushtetuese, morën nga 18 vota secili.

Kësisoj, asnjëri prej tyre nuk u eliminua nga gara dhe si pasojë asnjëri nuk kaloi në raundin e tretë të votimit.

Për këtë, deputetët kanë filluar sërish votimin e vetëm dy emrave: Hilmi Jasharit dhe Vigan Qorrollit.

“Po fillojmë me këtë pjesë specifike të votimit për dy kandidatët të cilët kanë marrë numër të barabartë të votave. Njëri prej tyre do t’i bashkohet dy të tjerëve për raundin e tretë të votimit”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca, në seancën e së mërkurës.

Në raundin e tretë, pas dy raundesh votimi kanë kaluar Etrur Maloku dhe Bardh Bokshi.

Dështon përsëri zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të dytë brenda ditës të zgjedhë dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Asnjëri nga katër kandidatët e propozuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme të deputetëve, në një votim të mbajtur në seancën e kuvendit të mërkurën.

Etrut Maloku, mori më së shumti vota, 49, por të pamjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Shukri Sulejmani, kandidati i pestë, është eliminuar sot nga gara si pasojë e numrit më të vogël të votave në këtë raund të votimit.