Lajme

Dështon miratimi i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme, s’votojnë disa deputetë të VV-së

11/09/2023 13:33
nga:N K

Ka dështuar të miratohet në shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se një pjesë e mazhorancës nuk po voton për projektligjin ndonëse janë prezent në sallë.

Para këtij Projektligji u miratua në shqyrtim të dytë Projektligji nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike.