Sporti

Dështon Milani, Sven Botman do të transferohet tek Newcastle United

06/24/2022 20:07
nga:Mergim Rreci

Sven Botman do të jetë lojtar i Newcastle sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi holandez ishte shumë afër transferimit tek Milani, por që tashmë ka vendosur për skuadrën angleze, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Di Marzio,oferta prej 45 milionë euro (përfshirë bonusin) ishte shumë e lartë për kuqezinjtë dhe padyshim që e ka bindur edhe skuadrën e Lille.