Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka treguar se nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në këtë mbledhje, ishte paraparë shqyrtimi në parim i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
“Deputetët e pozitës as nuk i kanë numrat dhe as nuk janë përgjegjës ndaj obligimit të tyre si anëtarë të komisionit.”, ka shkruar Bunjaku në njoftim.
Sot dështoj të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pikë e diskutimit ishte :Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Deputetët e pozitës as nuk i kanë numrat dhe as nuk janë përgjegjës ndaj obligimit të tyre si anëtarë të komisionit.


