Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së

09/18/2024 12:28
nga:G B

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka dështuar pas 40 minutave pritje, e njëjta është shtyrë për javën tjetër.

Në këtë takim ishte në rend dite shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trustit, për vitin 2023.

Në këtë takim kishin ardhur anëtarët e bordit të Trustit të prirë nga kryesuesi i bordit Emanuel Bajra.

Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023, me menaxhmentin e kësaj trupe, pas përfundimit të raportimit të bordit të Trustit.