Skuadra e Galatasaray ka dështuar në ndeshjen e sotme në udhëtim ndaj Fenerbahces.
Galatasaray ka barazuar me rezultatin 1-1 në udhëtim, duke lëshuar dy pikë shumë të rëndësishme, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekipi i Galatasaray ishte në avantazh në pjesën e parë – pasi realizoi me anë të Demirbay në minutën e 45’të.
Megjithatë, pjesa e dytë foli në të mirë të Sivvasporit, që barazoi rezultatin në 1-1, me anë të penalltisë që u konkretizua nga Koita në minutën e 86’të.
Galatasaray tani humb vendin e parë dhe ka 48 pikë në pozicionin e dytë – teksa Fenerbahce prin si lider i vetëm me 50 pikë, pra dy më shumë se rivalët e tyre.
/GazetaBlic Sport