Sporti

Dështon Arsenali, mposhtet nga West Ham, festë tek Liverpool

02/22/2025 17:57
nga:Mergim Rreci

Asgjë e re, Arsenali dështon në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Skuadra e Artetas është mposhtur në ndeshjen e sotme ndaj West Ham United, shkruan GazetaBlic Sport.

Bowen realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Graham Potter.

Topçinjtë mbeten në vendin e dytë me 53 pikë, 7 më pak se Liverpool i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/