Chelsea dhe AC Milan nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje për Mike Menghan në këtë fazë, raporton Fabrizio Romano.
Marrëveshja nuk do të përfundojë deri në fund të ditës, që do të thotë se londinezët do të jenë pa një portier të ri për Kupën e Botës për Klube.
Chelsea ka refuzuar të paguajë tarifën e kërkuar nga Milani për transferimin e portieri francez, dhe arsyeja është se kontrata e portierit 29-vjeçar me kuqezinjtë skadon në verën e vitit 2026.
Chelsea ka besim të plotë te portierët e tyre Djordje Petrovic, Robert Sanchez, Philip Jorgensen dhe Mike Penders.
Në këtë fazë është e paqartë nëse Chelsea ka ndërmend të vazhdojë negociatat me Milanin për të nënshkruar Maignan, pasi vetë portieri e konsideron qëndrimin e tij në San Siro të mbaruar dhe dëshiron një transferim.
Një nga arsyet është zhgënjimi i tij që rinovimi i kontratës i rënë dakord në mars nuk u nënshkrua kurrë nga klubi. Milani priti dhe kontrata aktuale e Maignan skadon në qershor 2026.
Tani portieri francez është i vendosur të transferohet në ‘Stamford Bridge’, por Chelsea dhe Milani nuk mund të bien dakord për parametrat financiarë të marrëveshjes.
/GazetaBlic Sport/