Sporti

Dështoi me Mudryk, Arsenal shumë afër transferimit të Trossard

01/19/2023 10:36
nga:Lorik J

Arsenali është në bisedime të avancuara për të transferuar Leandro Trossard nga Brighton si anësor i ri.

Fabrizio Romano, eksperti i merkatos raporton se negociatat janë avancuar tani me një ofertë zyrtare të gatshme për transferim pas vendimit të Trossard për t’u larguar nga Brighton, përcjell GazetaBlic Sport.

Kushtet personale tashmë janë arritur me lojtarin, teksa bisedimet do të vazhdojnë për të arritur marrëveshjen nga ana e klubeve si prioritet për lojtarin.

Në rast se kjo ndodhë atëherë Trossard do kalojë tek Arsenali në këtë javë.

/GazetaBlic Sport