Lajme

Dështimi në KiE, Çitaku: Sot fitoi pushteti e jo shteti!

05/17/2024 18:16
nga:Y I

Pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti”.

“Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë”

“Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq” shkruan Çitaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: