Showtime

Dështimi i “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, reagon Majk: Lajm i keq!

06/14/2022 19:30
nga:G C

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar dhe tashmë do të mbahet në Tiranë. Ky lajm ngjalli reagime të ndryshme nga fytyrat publike të vendit.

Reperi shqiptar, Majk në një prononcim për GazetaBlic u shpreh se ky është një lajm i keq nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Sipas Majkut është për keqardhje që një festival i tillë mos të ketë përkrahje nga shteti.

“Është shumë keq nga ana e Ministrisë së Kulturës ose kushdo që është kompetent për organizime të tilla, mos të ketë përkrahje të shtetit për një festival kaq të mirë që bashkon gjithë rininë, në një vend. Ky festival që ka për qëllim, argëtimin e muzikën është një mënyrë e mirë që Kosova të njihet edhe nga vendet tjera të botës”, tha Majk.

Sipas Majkut kjo gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte, Kosova nuk ‘guxon’ të humb organizime të tilla./GazetaBlic/

EKSKLUZIVE: Kjo është letra që Dukagjin Lipa ia dorëzoi krerëve të shtetit pas dështimit të Festivalit Sunny Hill – I humbët 10 milionë euro dhe mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota