Lajme

Dështimi i seancës/ Kadrijaj: Kurti s’i ka numrat për qeverinë, po tenton të blejë kohë

04/17/2025 13:40
nga:G B

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të seancës tha se Kurti po dëshiron të blejë kohë, pasi nuk i ka votat për formim të qeverisë, raporton Gazeta Blic.

“Pas seancës së sotme Kurti nuk mund të dalë dhe të thotë se opozita po e bllokon formimin e institucioneve. Kurti po dëshiron të blejë kohë sepse nuk i ka votat për formimin e qeverisë”, tha ajo.

Deputetja shtoi se ata ishin në seancë dhe po prisnin që të niste votimi për raport të komisionit të mandatave dhe se votimi pastaj është e drejtë e lirë.

Kadrijaj tha se kryesuesi i seancës konstituive nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, veproi jashtëligjshëm kur ndërpreu seancën./Gazeta Blic/