Lajme

Dështimi i seancave të Kuvendit, reagon IKD-ja: Fenomen shqetësues, deputetët duhet t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve

05/22/2023 14:46
nga:Genita C

Naim Jakaj nga IKD e sheh dështimin e seancave të Kuvendit të Kosovës si një fenomen shqetësues dhe të ri, raporton GazetaBlic.

Jakaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se zgjidhja për këtë çështje është dashtë të bëhej kur u miratua Rregullorja e Kuvendit.

“Ka dy javë që Kuvendi nuk është mbledhur për t’i trajtuar më shumë se 50 pika të rendit të ditës të cilët disa janë të bartura nga viti 2022 e shumica prej tyre që nga muaji janar dhe shkurt i këtij viti. Sot u kumtua që nuk ka seancë as këtë javë për shkak që Kryesia e Kuvendit nuk ka kuorum për ta caktuar rendin e ditës”, tha Jakaj.

“Ky është një fenomen i ri, për të cilin ishte dashtë që zgjidhja të behej kur u miratua vitin e kaluar Rregullorja e Kuvendit”, shtoi Jakaj.

Jakaj thotë se Kuvendi është duke dështuar që ta kryej funksionin e tij kushtetues dhe ligjor.

Ai iu bën thirrje deputetëve mos t’ju ikin përgjegjësive të cilat janë të caktuara me Kushtetutë.

“Ky fenomen tregon për dështimin e Kuvendit që ta kryej funksionin e tij kushtetues dhe ligjor. Deputetët e kanë marrë votën dhe janë betuar se do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, andaj duhet t’i zbatojnë në praktikë dhe jo t’i ikin përgjegjësive të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj”, tha Jakaj për GazetaBlic.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë e cila ka dështuar për shkak të kuorumit, ka deklaruar se pozita nuk po arrin ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë. E në gjithë këtë, ai tha se pas këtij bllokimi do të duhej të reflektonte Qeveria e Kosovës.

Tahiri thënë se qeverisë nuk po i bëhet vonë gjendja e rëndë në Kosovë e as bllokimi në Kuvendin e Kosovës.

“Sikur të kishim qeveri efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte në punën e Qeverisë. Pra fakti që kryeministrit nuk i bën përshtypje fare, kësaj qeveri nuk i bën përshtypje fare që agjenda e Kuvendit është e bllokuar, ju mund të imagjinoni se në çfarë situate e kemi qeverisjen në vend. Atyre nuk iu ecë asnjë projekt as në arsim, as në sundim të ligjit, as të shëndetësisë. Ekonominë në buzë të kolapsit me një inflacion jashtëzakonisht të madh, me paga që qytetarët nuk ia arrin t’ia dalin muaji, muajin. Opozita nuk është ajo që i bën numrat në Kuvend sepse sikur t’i kishim numrat ne nuk do të ishim në opozitë por në pozitë. Duhet ta kenë të qartë të gjithë, shumicën në këtë vend e përbën Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, pra këta janë njerëzit që duhet ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës por siç duket kanë filluar një mori krizash dhe problemi më i madh është se këta nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë”, tha ai.

Sipas tij, këtë të enjte do të duhej të thërrasin një seancë e re në të cilën do të duhej të diskutohej edhe ligji për reformën zgjedhore.

Ai shtoi se në seancën e ditës së mërkurë, si grup parlamentar, do ta kenë një debat në lidhje me punën e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, ku kanë renditur siç tha dështimet e kësaj ministrie.

“Kërkesa jonë është që gjithçka të shkoj sipas rendit tonë kushtetues. Nuk mendojmë që duhet të improvizohet në betimin e këtyre kryetarëve të komunave. Betimi duhet të jetë ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, prandaj është e rëndësishme që institucionet tona kushtetuese të krijojnë kushte që bandat dhe grupet kriminale mos ta cenojnë rendin tonë kushtetues“, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të ketë seancë të re të enjten e kësaj jave për shkak se nuk kishte kuorum në mbledhjen e kryesisë.

“Zhbllokimi i Kuvendit nuk është me fajin e opozitës. Zhbllokimi i Kuvendit mund të ndodh vetëm në qoftë se qasja popullsitë e qeverisë, respektivisht Ministrisë së Financave në raport me të hyrat vetanak të komunave të ndodh. Ajo duhet të ndodh në për javë për shkak se lerë që nuk po mund ta shfrytëzojë buxhetin që e ka bllokuar në konton e Qeverisë, por donë të merr buxhet edhe prej komunave që e kanë të vetëm mundësi të zbatimit të projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Pra paratë janë blloku, çështja ekonomike është dobësuar, qytetarët janë varfëruar. Si aleancë ne kemi pas një kërkesë për interpelancë për ministrin e Financave“, tha ai, duke shtuar se do të propozojnë si të ndodhë rritja e koeficientit në ligjin për buxhet në 129 euro.

Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë këtë javë për shkak se të enjten nuk do të ketë seancë.