Lajme

Dështimi i referendumit, paralajmëron Haliti: Tani fillon presioni

04/22/2024 11:59
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se pas dështimit të djeshëm të votimit për shkarkimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore, do të fillojë presioni.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, presioni nuk do të nisë veç për serbët që jetojnë në veri, por sipas tij, edhe për Qeverinë e Kosovës.

“Unë mendoj se tani do filloj presioni për të dyja palët, edhe për serbët e qe jetojnë në veri edhe për qeverinë e Kosovës”, tha Haliti për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje konfirmoi pas mbylljes së vendvotimeve, se largimi i kryetarëve ka dështuar.

Shkak për këtë duket se është bërë thirrja e Listës Serbe, e cila e dirigjuar nga Beogradi zyrtar, vendosi të bojkotojë gjithë procesin.

Kastrati i PDK-së: Masat e BE-së largohen veç kur hiqet Kurti prej pushtetit

Dështimi i referendumit: Krejt çka ndodhi dje