Lajme

Dështimi i Qeverisë me investimet kapitale, Zogaj ia kujton Kurtit deklaratën e vitit të kaluar

08/15/2022 20:30
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar për dështimin e investimeve kapitale  nga Qeveria Kurti, derisa ia ka kujtuar deklaratën “nëse vazhdojmë kështu, do ta arrijmë Kroacinë”, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani ai për 7 muaj nuk ka shpenzuar buxhetin për investime.

Zogaj ka thënë se duhet të jesh i paaftë dhe mashtrues të bësh deklarata të tilla dhe të kesh prformancë kaq të dobët.

Postimi i tij i plotë:

2021-Kurti “nëse vazhdojmë kështu, do ta arrijmë Kroacinë.”

2022-Kurti per 7 muaj nuk shpenzon buxhetin per investime kapitale me shume se 11%. Plus ne krize energjetike.

Duhesh me qene i paafte dhe mashtrues njekohesisht me be keso deklaratash dhe me pase kete performance kaq te dobet.