Sporti

Dështimi i mundshëm në transferimin e Lewandowskit, Xavi ka një tjetër sulmues si alternativë

05/13/2022 20:14
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka rreshtuar sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata, si një plan rezervë nëse ata dështojnë të transferojnë Robert Lewandowski, sipas raportimeve në Spanjë.

Skuadra katalanase ishte shumë e lidhur me një lëvizje për Morata-n në janar, por në vend të kësaj nënshkroi Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.

Thashetheme të ndryshme në Gjermani sugjerojnë se Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich për t’u bashkuar me Barcelonën, por çdo lëvizje për sulmuesin polak do të ishte e kushtueshme, pavarësisht se i ka mbetur vetëm një vit për të përfunduar kontratën e tij.

AS po raporton se trajneri i Barçës, Xavi ka mbajtur kontakte me Morata-n që nga janari dhe e sheh ish-sulmuesin e Real Madridit si një perspektivë më realiste.

Çdo marrëveshje për Morata-n do të ishte e komplikuar pasi marrëveshja e huazimit të sulmuesit spanjoll në Juve nga Atletico Madrid përfundon në verë dhe ai do të kthehet në kryeqytetin spanjoll.

Kjo do të thotë se Barcelona do të duhet të merret me rivalët e LaLiga-s, Atletico për nënshkrimin e tij.

/GazetaBlic Sport/