Sporti

Dështimi i madh i Chelseas, Kepa Arrizabalaga pritet të transferohet tek Arsenali

06/10/2025 10:39
nga:Mergim Rreci

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga do të vazhdojë karrierën e tij te Arsenali, raportojnë mediat britanike.

Kepa, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean, është shfaqur si një opsion logjik. Rivalët londinezë janë afër një marrëveshjeje, me Arsenalin që do të paguajë rreth gjashtë milionë euro për shërbimet e tij.

Arrizabalaga mbërriti në Stamford Bridge nga Athletic Bilbao në vitin 2018 për një tarifë rekord transferimi prej 80 milionë eurosh, që është ende më e shtrenjta në histori për një portier.

Por ai i kaloi dy sezonet e fundit në huazim – fillimisht te Real Madridi dhe më pas te Bournemouth, ku ishte titullar.

Tani ai do të ketë një rol të ri te Arsenali, si zëvendësues i David Rayas.

/GazetaBlic Sport/