Sonte, në emisionin “Expose”, do të trajtohet tema për politikën e jashtme të Kosovës nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti.
Katër vitet e fundit kanë shënuar një periudhë të rëndë dështimesh dhe izolimi ndërkombëtar për vendin tonë.
Përmes një diskutimi të thellë, deputetë dhe analistë të shquar do të ndajnë mendimet e tyre lidhur me dështimin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE), ndëshkimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian, dhe humbjen e mundësive për njohje të reja ndërkombëtare.
Të gjitha këto mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00, live në Kanal 10 dhe në kanalin zyrtar të GazetaBlic, Youtube.