Lajme

Dështimi i 21-të, Hana: VV-ja nuk është e interesuar të formojë institucione

05/26/2025 10:01
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 21-të të konstituohet, duke pamundësuar kështu zgjedhjen e kryesisë dhe formimin e institucioneve të reja.

Analisti Agon Hana, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka komentuar arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kërkesat e saj, duke theksuar se partia nuk është realisht e interesuar të formojë qeverinë apo të krijojë institucione funksionale.

“Nuk është i interesuar ta bëj qeverinë, nuk është i interesuar të krijojë institucionet për shkak se ka pasur humbje të madhe ndaj kërkesës së Vetëvendosjes që t’i bëj votat e 70% që të ketë një kontroll totalitar në Kuvend”, ka deklaruar Hana.