Lajme

Dështimi i 20-të për konstituimin e Kuvendit, Humolli: Ngërçi nuk është politik, por ligjet po lexohen sipas dëshirës

05/23/2025 18:47
nga:Sh R

Sot ka dështuar për herë të 20-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Formimi i një Komisioni për votim të fshehtë i hedhur në votim nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dështoi si herët e tjera.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish deputeti Fatmir Humolli, i cili thotë se ky ngërç politik nuk është për arsye politike por sipas tij kemi të bëjmë me leximin e ligjit dhe rregulloret sipas dëshirës.

Humolli shton se kryediplomatja Kallas tha atë që e ka thënë edhe votuesi i Kosovës, se partitë duhet të bashkëpunojnë për të qeverisë vendin së bashku.

“Ngërqi politik nuk është për arsye politike por kemi të bëjmë me leximin e ligjit dhe rregulloret sipas dëshirës. Për këtë është Presidentja, me i dhënë drejtim përmes Gjykates Kushtetuese. Kryediplomatja po e thotë atë që e ka thënë votuesi i Kosovës: se partitë duhet të bashkëpunojnë për të qeverisë vendin, asnjëres nuk ja ka dhënë mandatin për të qeverisë vet”, përfundoi ai për GazetaBlic.