Sporti

Dështimet e Koeman, ky është trajneri që shihet si pasues i tij tek Barcelona

09/24/2021 11:45
nga:Mergim Rreci

Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës, është një nga kandidatët për stolin e Barcelonës, nëse shkarkohet Ronald Koeman.

Holandez është gjithnjë e më shumë në dyshim. Martinez tha dje që nuk ka interes momental, por që duket se tashmë gjërat po ndryshojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave spanjolle, në rast se Koeman vazhdon me rezultate negative, ai do të shkarkohet nga drejtuesit e klubit për një kohë relativisht të shkrutër.

Roberto Martinez dhe Xavi shihen si pasuesit të tij, por që trajneri momental i Belgjikës duket se ka më shumë avantazh në këtë drejtim.

Gjithçka pritet të vendoset pas dy ndeshjeve të ardhshme të skuadrës katalunase, atje ku dy rezultate negative do të ishin vendimtare për largimin e Koeman.