Mbrojtësi anglez, Archie Brown, ka zgjedhur Fenerbahcen, duke refuzuar Milanin.
Pas polemikës së gjatë midis AC Milan dhe Fenerbahce, lojtari në fund zgjodhi klubin turk, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se ofertat e dy klubeve ishin pothuajse të barabarta, Gent dhe lojtari zgjodhën Fenerbahcen, e cila kishte bërë lëvizjen e saj para Rossonerëve.
Këta të fundit ishin përpjekur të fitonin terren dhe ta bindnin lojtarin, por e mbajti fjalën e dhënë klubit turk.
Presioni nga Mourinho dhe i gjithë klubi (i nxitur edhe nga dërgimi i një avioni privat në Belgjikë) bëri diferencën në zgjedhjen e lojtarit, dhe ai tani po largohet për në Stamboll.
/GazetaBlic Sport/


