Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka kritikuar BE-në masat e paralajmëruara të bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës.
Ajo e ka quajtur këtë “dështim të diplomacisë parandaluese nga BE-ja”.
Ndërkaq ka thënë se BE-ja nuk po tregon produktivitet për deeskalimin e situatës në veri, dhe sipas saj kështu po inkurajohet Beogradi.
“Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkuarjuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns në Twitter.
Complete failure of deterrence diplomacy by EU.
Counter-productive to de-escalation & will embolden Belgrade which:
– Interfered in foreign elections,
– Illegally abducted Kosovar police,
– Funds milita.Yet no repercussions.
Sending dangerous message to democratic allies. https://t.co/nuoU2kMfib
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 28, 2023


