Sporti

Dëshpëruese: Kosova e lëshon fitoren nga duart në çerekun e fundit, humb nga Azerbejxhani

02/25/2024 12:54
nga:Lorik J

Kombëtarja e Azerbejxhanit ka shënuar fitore ndaj Kosovës në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Azerbejxhani ka mposhtur Kosovën me retultatin 87-77.

Një humbje dëshpëruese, pasi Kosova në tre çerekët e parë ishte skuadër mjaft solide dhe kishte avantazhin, përcjell GazetaBlic Sport.

Çereku i parë umbyll me rezultatin 19-19, pastaj i dyti ishte në favor të Kosovës 43-44, ashtu si edhe i treti 58-59.

Por në fund, çereku i katërt nuk ishte i yni dhe këtë e shfrytëzoi Azerbejxhani për të triumfuar me rezultatin 87-77.

Berisha, Kapiti e Malaj ishin më të mirët për Kosovën në këtë duel.

/GazetaBlic Sport/