Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se edhe pse janë publikuar dëshmitë që Serbia qëndroi pas planit për sulmin terrorist në Basnjkë, s’ka reagim të duhur nga Bashkimi Evropian.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Bashkimi Evropian po mundohet në njëfarë mënyre që ta relativizojë problemin, apo vetëm në një formë të tërthortë të bëjë një kritikë për Serbinë
“Janë publikuar jashtëzakonisht shumë dëshmi dhe pamje të qarta se si një grup i organizuar mirë ushtarak, i financuar me logjistikë të fuqishme, normalisht që është bërë vetëm nga shteti i Serbisë”, tha ai.
“Bashkimi Evropian po mundohet në njëfarë mënyre që ta relativizojë problemin, apo vetëm në një formë të tërthortë të bëjë një kritikë për Serbinë. Kjo nuk e ç’bën problemin e veriut, apo edhe problemin e raporteve Kosoëv-Serbi”, shtoi ai.
Arifi edhe pse skeptik për qasjen e BE-së, potencon se brenda javës mund të ketë takime të BE-së me nivele të ndryshme qendrore.
“Në këtë drejtim besoj që brenda javës Bashkimi Evropian do të ketë takime të niveleve të ndryshme në lidhje pikërisht me këtë situatë. Pritet të shihet a do ta sanksionojë BE-ja -Serbinë për tentimin e destabilizimit të Kosovës.Në përgjithësi jam shumë skeptik me BE-në në mënyrën se si është qasur rreth raporteve Kosovë-Serbi”, tha Arifi për GazetaBlic.
Ndërsa, Fidan Ukaj, njohësi i çështjeve politike thekson se janë dy arsye pse BE-ja s’po merrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
“Ne e dëgjuam zëdhënsin e BE-së i cili tha se Bashkimi Evropian po pret epilogun përfundimtar të hetimeve, për të marrë pastaj masa. Mendoj se janë dy arsye pse BE-ja ka hezituar deri më tani të marrë masaj ndaj Serbisë”, tha ai.
“E para, BE-ja ka me mendu që të vazhdojë politikën që tashmë është e vërtetuar se është e gabueshme, tërheqja e Serbisë drejtë BE-së, kështu duke e toleruar edhe shkeljet e veprimeve ndaj situatës në rajon”, tha Ukaj.
“BE dhe SHBA po presin epilogun përfundimtar të hetimeve rreth sulmit terrorist, për të pasur sa më shumë fakte e argumente të pakonstetueshme që tashmë edhe i kanë. Pastaj pritet të vendosin sanksione ndaj Serbisë dhe Presidentit Vuçiq”, shtoi Ukaj për GazetaBlic.
Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë


