Lajme

Dëshmitarja në rastin Gucati-Haradinaj tregon si u dërguan pakot me dokumente në zyrat e veteranëve

12/09/2021 10:59
nga:N M

Asistentja teknike e OVL UÇK-së, Aida Miftari, sot është si dëshmitare para Gjykatës Speciale të Hagës në seancën e radhës së ish-kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Ajo para trupit gjykues në dëshminë e saj ka folur për momentet kur në zyrat e OVL UÇK-së ishin dërguar disa pako për të cilat thuhej se ishin dokumente të Speciales.

Miftari tregoi se pakoja me dokumente për herë të parë ishte dërguar më shtatë shtator rreth orës 10:00 të mëngjesit në zyrën e saj.

Ajo tha se e kishte parë një njeri të panjohur në korridor të cilit nuk mundi t’ia dallonte fytyrën, dhe ai e kishte lënë pakon duke i thënë që “Jepja atij që del në televizor”.

Ajo shtoi se njeriu fliste në shqip dhe se ishte e brengosur se në paketë kishte bombë. KlanKosova

Ministri s’i pret në takim, specializantët paralajmërojnë protesta e masa të tjera