Dëshmitari i gjashtë me radhë (me kodin 11), duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Shalës, avokatit Jean-Louis Gilissen, ka thënë se nuk e ka njohur Pjetër Shalën në vitin 1999, kur edhe ishte ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës.
Ndërkaq, ai ka pohuar të ketë pasur lidhje Xhemshit Krasniqi me ndalimin dhe arrestimin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“A bëni lidhje ju për ndalimin dhe arrestimin tuaj me z.Krasniqi ?”, ka pyetur avokati Jean-Louis Gilissen,
“Po”, është përgjigjur dëshmitari.
Dëshmitari tutje tha se para vitit 1999 nuk e kishte njohur Krasniqin apo ndonjë anëtarë të familjes së tij.
Ndërkaq, seanca ka kaluar në sesion privat, pasi që dëshmitari është pyetur nga avokati Louis Gilissen se a është fans i futbollit dhe i njëjti ka pohuar se është.
Konjufca: Ekipi menaxhues prezantoi një Republikë serbe brenda Kosovës, s’ka marrëveshje të shpejtë


