Lajme

Dëshmitari i Salih Mustafës kujton vuajtjet nga serbët

03/28/2022 21:01
nga:Donika Fetahu

Të hënën, para trupit gjykues në Hagë në rastin e Sali Mustafës dëshmoi dëshmitari i dytë mbrojtës.

Anëtari i Kryqit të Kuq, Ahmet Ademi, tregoi se më 1999, Sali Mustafa, bashkë me disa luftëtarë të tjerë, e kishte vizituar atë në shtëpi. Sipas tij, Mustafa e ushtari Fatmir Humolli ishin të interesuar vetëm të dinin për gjendjen e civilëve, andaj, sipas tij, nuk kishin as armë me vete.

Ahmeti, i cili deklaroi që nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, para trupit gjykues, të hënën, rrëfeu për torturat që kishin pësuar familjarët e tij nga forcat serbe.

Ahmet Ademi do të vazhdojë dëshminë edhe të martën, për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.