Lajme

Dëshmitari Fondaj: Po mendoj se jam keqpërdor nga gjyqtari

06/26/2024 10:20
nga:Sh R

Dëshmitari Kurtesh Fondaj me të filluar senaca gjyqësore në ditën e tretë të dëshmisë së tij ka kërkuar nga gjyqtari kryesor që ti mundësohet një avokat, pasi që një ditë më parë, sipas tij gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux është keqperdor.

Lidhur me këtë kërkesë, gjytari kryesor ka kërkuar një pushim prej pesë minutash për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Deklarimi i tij i plotë:

Gjyqtari: Keni ndonjë pyetje, dëshironi të thoni diçka dëshmitarë.

Fondaj: Kryesues i panelit gjyqësorë, unë dje pasdite i kam pa në inqizimet që janë prezantue nga gjykata, i kom përcjellë me vëmendje dhe sidomos marrja në pyetje nga gjyqtari më ka bë me mendue që me kërkue një avokat, respektivisht një mbështetje nga një avokat. Po mendoj se jam keqpërdor.

Gjyqtari: Jeni përpjekur që të kontaktoni me ndonjë avokat vet ju personalisht.

Fondaj: Po e kërkoj prej juve t’ma ofroni ndihmën e një avokati.

Gjyqtari: Do të duhet të bëjmë një pushim të shkurtër të diskutojmë këtë qështje. Do të bëjmë një pushim prej pesë minutash.