Lajme

‘Dëshmitar’ Murati ia bën mbrojtjen Bislimit për përplasjen me Tahirin, hedh akuza ndaj opozitës

11/10/2022 11:50
nga:N M

Ministri Hekuran Murati i ka dalë në mbrojtje zv.kryeministrit Besnik Tahirit për përplasjen e rëndë që e pati me deputetin e PDK’së, Abelard Tahirin.

‘Isha dëshmitar se pas mikrofonit, Tahiri kërcënoi dhe shau Bislimin. Ftoj prokurorinë ta marrshumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite. Kush është në siket, po shihet. Dikush që detyrohet me sha e kërcënu e me përdor argumente si Vuçiqi’’, tha ai.

‘Ju keni kriju shtëpi prej letre, që rrëzohet pre Vuçiqit.’’

Zv.kryeministri Besnik Bislimi akuzoi Abelard Tahirin se me sjellje ‘prej banditi’ e kërcënoi mbrapa foltores, raporton Periskopi.

‘’Në stilin e një banditI u kthye kah unë dhe shprehi një sër kërcëninsh dhe i përcjelli me fyerje dhe priokuroria të merret me këtë rast’’, tha ai.

Abelarad Tahiri doli e ju përgjigj:

‘’Vërtetë është një qoroditje e kësaj qeverie. Nuk e di as jeni duke e pa. Këta e kanë një siklet shumë të madh. Ky është në gjendje të rëndë psiqike. Ne i kërKojmë fokus, angazhim, punë kësaj qeverie.’’, tha Tahiri,

E mbrapa tek ulësEt dëgjohej fjala ‘idiot’ ndaj Bislimit.

Eskalon debati në Kuvend, Musliu- Bislimit: Ti je bandit, idiot