Një banor i Lloznicës ka treguar për portalin serb “Nova.rs” se rreth mesnatës e kanë zgjuar të shtënat.
Ai ka thënë se ishte terr dhe se nuk shihej çka ndodhi.
Banori serb i Lloznicës tha se i dyshuari u largua pas shtëpisë ku ndodhën të shtënat.
“Ishte terr, askënd nuk e kemi parë. Vetëm janë dëgjuar të shtënat. Polici i plagosur ka shtënë ndaj sulmuesit, sa e di unë, e pastaj edhi të kërkojë ndihmë. E kemi parë edhe policin e dytë, ishte i shtrirë, djali ishte duke dhënë shpirt. Nuk kishte shpëtim. A shqiptari iku pas shtëpisë ku ndodhën të shtënat. Atu është edhe një restorant, ai shkoi kah Dritna”, ka thënë ky banor i Lloznicës