E ardhmja e Paulo Dybala mund të marrë një kthesë të papritur.
Sipas Corriere della Sera, argjentinasi mund të jetë lojtari i ri i AC Milan.
Dëshira e kuqezinjve është se nëse argjentinasi largohet nga kryeqyteti, ai të luajë në San Siro.
Ai do të ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje bazuar në objektiva dhe performancë për shkak të problemeve të tij të fundit fizike. Ai aktualisht po rikuperohet nga një operacion në meniskun e këmbës, pasi u lëndua, çuditërisht, kundër Milanit.
/GazetaBlic Sport


