Sporti

Deschamps: Të gjithë e donim trofeun, jam krenar dhe shumë i lumtur për lojtarët

10/11/2021 08:38
nga:Lorik J

Pas fitores në finale të Ligës së Kombeve 2-1 ndaj Spanjës, trajneri i Francës Didier Deschamps vlerësoi lojtarët e tij.

Deshcamps tha se është krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe shtoi se të gjithë në kombëtare e dëshironin trofeun, që në fund e morën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur për lojtarët. Ne nuk bëmë mirë në ndeshjen e mëparshme, por sot barazuam shpejt pasi ishim duke humbur. Përveç talentit të këtij ekipi, është e rëndësishme të mos harroni karakterin dhe ambicien e të gjithëve, pa përjashtim, “tha fillimisht Deschamps pas takimit.

“Kishte një trofe të rëndësishëm në lojë. Lojtarët me të vërtetë donin ta merrnin në shtëpi dhe unë … gjithashtu. Kur jeni në finale, është gjithmonë më mirë të fitoni”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport