Euro2024

Deschamps regjistroi fitoren numër 100 në krye të Francës

06/18/2024 08:58
nga:Lorik J

Franca e hapi kampionatin evropian me një fitore 1-0 kundër Austrisë pas autogolit të Maximilian Wober.

Kështu, Didier Deschamps regjistroi fitoren e tij të 100-të në krye të Francës. Specialisti drejtoi “gjelat” për të 154-ën herë si trajner, duke shënuar 30 barazime dhe 24 humbje.

Totali i fitores së tij është më shumë se dyfishi i përzgjedhësve të renditur më pas. Michel Hidalgo dhe Raymond Domenech kanë secili nga 41 fitore.

Deschamps mori drejtimin e Francës në vitin 2012, duke udhëhequr gjelat në triumfin në Kupën e Botës 2018.

/GazetaBlic Sport