Euro2024

Deschamps pritet të lë në stol një nga yjet e tij për ndeshjen kundër Spanjës

07/07/2024 22:30
nga:Lorik J

Didier Deschamps do të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tij përpara gjysmëfinales së Euro 2024 kundër Spanjës, sipas mediave në Francë. Antoine Griezmann pritet të ulet në stol. Ai u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Portugalisë.

Sipas mediave franceze, Deschamps vendosi të linte Griezmann jashtë skuadrës si pjesë e një plani për ta bërë Francën më solide në mbrojtje mes lojës së mirë sulmuese të Spanjës.

Në këtë fazë, megjithatë, nuk ka asnjë tregues se kush mund të zëvendësojë Griezmann në formacionin fillestar, por do të jetë dikush që luan më mirë në mbrojtje.

Griezmann ka luajtur në 5 ndeshje deri më tani, duke luajtur plot 90 minuta kundër Austrisë dhe Holandës, 30 minuta kundër Polonisë, më pas 90 minuta kundër Belgjikës dhe 67 kundër Portugalisë.

/GazetaBlic Sport