Sporti

Deschamps për Topin e Artë të Dembeles: “Ai e meritonte, kjo është shumë mirë për futbollin francez”

09/23/2025 10:45
nga:Lorik J

Didier Deschamps e përgëzoi Ousmane Dembele për fitimin e Topit të Artë.

Dje, anësori 28-vjeçar i PSG-së dhe Francës u vlerësua me çmimin për futbollistin më të mirë në botë në Paris.

“Ndava disa mendime personale me Ousmane-n. E përgëzova – është një mbrëmje e mrekullueshme për të. Ai e meriton. Kjo është shumë e mirë për futbollin francez – ai është një lojtar i ekipit kombëtar të Francës. Suksesi i tij është gjithashtu sukses i Francës, falë asaj që Ousmane ka arritur në karrierën e tij dhe konkretisht te PSG.

“Ai është një njeri me një karakter tepër të fortë”, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps.

/GazetaBlic Sport