Sporti

Deschamps: Për mua, Spanja është ekipi më i mirë në Evropë, pse jo në botë

06/04/2025 16:41
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka fshehur respektin e tij për kundërshtarët përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me Spanjën, duke i përshkruar iberikët si një nga fuqitë kryesore të futbollit në skenën botërore për momentin.

“Ky ekip spanjoll e ka dëshmuar vazhdimisht klasin e tij. Për mua, ata janë ekipi më i mirë në Evropë, dhe pse jo në botë. Është e mundur që disa nga lojtarët e tyre janë më të freskët se tanët në këtë moment, por ne dimë si të ruajmë një ritëm të lartë pavarësisht situatës”, deklaroi Deschamps, i cituar nga UEFA.

Trajneri francez i kushtoi vëmendje të veçantë yllit të ri të Spanjës, Lamine Yamal: “Nuk kam parë ende një ekip që e ka neutralizuar plotësisht Yamalin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që do të hyjmë në ndeshje me duart lart. Do të luftojmë”, përfundoi Deschamps.

/Gazetablic Sport/