Euro2024

Deschamps për lojët e dobëta të Francës: Nëse jeni të mërzitur, shikoni diçka tjetër

07/08/2024 22:09
nga:Lorik J

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur në konferencën zyrtare për shtyp para gjysmëfinales kundër Spanjës në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Ndeshja luhet nesër në Allianz Arena në orën 21:00.

“Kombëtarja spanjolle ka pasur gjithmonë një treshe të fortë në mesfushë. Mesfusha e tyre është shumë e fortë, veçanërisht me Rodri, i cili është një lojtar i rëndësishëm. Në përgjithësi, kjo skuadër është ajo që ka lënë përshtypjen më të mirë në Europian,” filloi Deschamps.

“Nëse jeni të mërzitur nga loja ynë, mund të shikoni diçka tjetër. Ky është një kampionat evropian shumë i veçantë me më pak gola se zakonisht. Ne kemi një mundësi për të lumturuar francezët në një moment delikat”, përfundoi Deschamps, duke komentuar kritikat për paraqitjen e Francës.

/GazetaBlic Sport