Sporti

Deschamps pas humbjes nga Danimarka: Niveli i tillë kërkon çdoherë fokus maksimal, kundërshtarët shfrytëzuan rastet

09/25/2022 23:20
nga:E K

Franca humbi ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës.

Danimarka fitoi me rezultat 2-0 me golat e Dolberg dhe Olsen, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Nuk është kurrë bukur të humbasësh, sigurisht, pas betejës e humbëm sepse kjo skuadër daneze pati shumë ndikim dhe ne ishim shumë më pak efikas, edhe nëse bëmë gjëra të mira për 25-30 minuta. Kishim shanse por pa sukses, ata shënuan në shansin e tyre të parë”,tha ai.

“Niveli shumë i lartë kërkon kërkesa maksimale çdo herë, aq më tepër në një fazë finale të Kupës së Botës. Nuk do të kërkoj justifikime sot, padyshim që kemi lojtarë të rinj cilësorë që mësojnë, por e rëndësishme është të rikuperojmë të gjitha forcat tona për dy muaj”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/