Franca humbi ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës.
Danimarka fitoi me rezultat 2-0 me golat e Dolberg dhe Olsen, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Deschamps u pyet për Kylian Mbappen, por tha se nuk është i shqetësuar për të pasi ai vazhdimisht bën paraqitje të mira.
“Kylian ka bërë shumë gjëra të mira, por ai gjithashtu po vazhdon me formën e mirë. Ai është një nga lojtarët e paktë që ka luajtur 90 minuta dy herë në tre ditë. As ai nuk mund të bëjë gjithçka.Nuk jam i shqetësuar për Kylian”, tha Deschamps.
/GazetaBlic Sport/


