Sporti

Deschamps komenton daljen e Mbappes në klubin e natës: Nuk e di ku ishte

10/13/2024 15:49
nga:E K

Didier Deschamps komentoi sagën që shpërtheu me Kylian Mbappe, i cili u pa duke vizituar një klub nate në kryeqytetin suedez, Stokholm. Vizita e Mbappes është në të njëjtën kohë kur Franca u përball me Izraelin dhe fitoi 4-1.

Trajneri i gjelave Deschamps mbrojti yllin e tij dhe tha se ai nuk është përgjegjës për lojtarët që nuk i thirri dhe ata vetë mund të bëjnë çfarë të duan, transmeton GazetaBlic Sport.

“Natën jashtë…nuk ndjek lajmet për lojtarët që nuk janë me ne. Kylian është në orarin e klubit të tij Real Madrid”, filloi me shpjegimin trajneri i Francës.

“Nuk e di se cili ka qenë orari i tij, nëse ka qenë jashtë, ka qenë apo jo… Unë duhet të mentoroj ata që janë me ne. Kylian më dërgon një mesazh para ndeshjes… Më pas, si çdo lojtar me një ekip klubi, ai ndjek një program në ditët e punës dhe në ditët e pushimit… Në ditët e pushimit lojtarët kanë lirinë të bëjnë çfarë të duan”, përmblodhi Deschamps.

/GazetaBlic Sport/