Sporti

Deschamps: Këta janë tre favoritët për ta fituar Topin e Artë

09/25/2022 13:17
nga:L J

Didier Deschamps ka folur për favoritin për ta fituar Topin e Artë. Trajneri i kombëtares franceze beson se tre lojtarë kanë shanset më të mira për ta fituar këtë çmim. Ky grup përfshinte, ndër të tjera edhe Robert Lewandowski.

Shumë ekspertë thonë se Karim Benzema është favorit për të fituar Topin e Artë. Lojtari i Real Madridit po kalon një periudhë të shkëlqyer, të cilën e vulosi me suksese me klubin dhe rezultate të mira individuale.

“Si trajner francez, sigurisht që do të doja që lojtarët e mi të zinin të gjithë podiumin e Topit të Artë. Kylian, duke parë atë që prezanton tani, e aq më tepër atë që prezantoi sezonin e kaluar, është padyshim ndër favoritët për podium. Njëlloj si Benzema apo Lewandowski”, tha ai në një intervistë për “WP Sportowe Fakty”.

“Është e vështirë të parashikohet se si do të votojnë trajnerët dhe kujt do t’i kushtojnë vëmendje – por është e sigurt që sot këta tre lojtarë janë në majën absolute të botës”, theksoi trajneri.

/GazetaBlic Sport