Sporti

Deschamps i shqetësuar, ylli i Francës lëndohet pak para EURO2020

06/03/2021 18:06
nga:L J

Ankth në Clairefontaine për testet që do t’i nënshtrohet Lucas Hernandez.

Mbrojtësi i Bayern Munchen u zëvendësua gjatë pjesës së parë në miqësoren e djeshme kundër Uellsit pasi pësoi një goditje në gju, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç është raportuar nga RMC Sport, të gjitha kontrollet do të kryhen gjatë ditës dhe të gjitha janë në gatishmëri, sepse ky problem mund të shkaktojë ndryshime në listën e Didier Deschamps.

Ende nuk dihet nëse EURO2020 është në dyshim për lojtarin e Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport