Lajme

“Derisa Radojçiq është i lirë, paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”

12/24/2023 10:44
nga:Sh R

Analisti politik Gazmir Raci, ka reaguar pas paralajmërimeve nga Kryeminsitri Kurti dhe Ministri Sveçla, për sulme të reja nga Serbia.

Raci në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se derisa Radoiçiq është ende i lirë ai do të jetë një kërcënim për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Përderisa Radoiciq është ende i lirë, dhe amnistohet nga Aleksandër Vuciq, ai do të jetë kërcënim për sigurinë jo vetëm të Kosovës por të gjithë ballkanit perëndimor”, tha ai.

Tutje Raci thotë se duhet që ta marrim me shumë seriozitet këtë kërcënim të publikuar sot, pasi që kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar me 24 shtator.

“Bashkimi Evropian duhet shtuar masa ndëshkuese Serbisë për shkak të sulmit terrroist të 24 shtatorit. Duhet marrë shumë serioz këtë kërcënim të publikuar sot, sepse kështu ka ndodh edhe herën e kaluar, e kanë folë me muaj të tërë para 24 shtatorit, dhe shumë njerëz u tallnin me ato paralajmërime dhe në fund ndodhi ajo e 24 shtatorit”, shtoi ai.

Analisti thotë se përderisa Radoiçiqi dhe njerëzit e tij janë në liri, ata janë një kërcënim për Kosovën.

“Derisa ai kriminel është në liri dhe njërëzit e tij janë në liri, ata janë një kërcënim jo vetëm për Kosovën, e këtu duhet NATO me qenë më e vendosur në raport me anëtarsimin e Kosovës në partneritet për paqe dhe NATO sa më shpejt, sepse eliminohet një rrezik shumë i madh”, përfundoi Raci për Gazeta Blic.