Në kohën kur Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka mbyllur çerdhet dhe ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor, me arsyetimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19, bashkëpartiaku i liderit të VV-së, Mytaher Haskuka ka mbajtur tubim paraelektoral në kundërshtim me vendimet e ekzekutivit.
Madje, në këtë tubim të kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit nuk është respektuar as distnaca prej1.5 metrash ndërmjet të grumbulluarve dhe nuk është respektuar rregulli i mbajtjes së maskave, raporton Gazeta Blic.
Haskuka e ka publikuar në profilin e tij këtë foto, ku ka theksuar se mobilizimi po vazhdon.
Në vazhdim ju sjellim postimin e kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit:
Ndryshe, pos Haskukës edhe shumë nga kandidatët e partive tjera nuk po i respektojnë masat anti covid.