Lajme

Derisa po patrullonte me KFOR-in në Vrellë të Istogut, policia ndalon një veturë dhe i gjen armë e drogë

02/15/2025 09:49
nga:Y I

Policia e Kosovës tha derisa po patrullonte në Vrellë të Istogut bashkë me KFOR-in kanë ndaluar një veturë ku kanë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Arma dhe substanca narkotike ishin në një çantë që ishte fshehur nën ulësen e pasagjerit.

“Rr. Lugu i Butë, Vrellë Istog 14.02.2025 – 00:05. Njësiti policor gjatë patrullimit të përbashkët me pjesëtarët e KFOR-it kanë ndaluar veturën me targa vendore dhe gjatë kontrollit nën ulësen e pasagjerit- të dyshuarit mashkull kosovar në një çantë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, 4 qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një pajisje- mulli për bluarje të substancave narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, tha policia.